Juventusi "zbras" xhepat, pranë firmës me Milinkovic-Savic dhe Perin

Juventusi "zbras" xhepat, pranë firmës me Milinkovic-Savic

Sergej Milinkovic-Savic "çmend" Juventusin. Mesfushori serb i Lazio-s është vënë në shenjestrën e klubit bardhezi, me këta të fundit që janë të vendosur për të firmosur me të brënda afatit kalimtar të verës.

Sipas asaj që shkruan "Tuttosport" drejtori sportiv i kampionëve në fuqi, Beppe Marotta është i gatshëm të sakrifikoj kartonin e mesfushorit kroat, Marko Pjaca dhe për të shtuar disa të holla vetëm që të vendos në urdhërat e Masssimiliano Allegri-t, yllin e Lazio-s.

Manchester United dhe Juventusi aktualisht janë favoritët kryesorë për të firmosur me mesfushorin që Lazio kërkon të paktën 100 milion euro.

Ndërkohë, Juventus kërkon dhe një emër të ri për portën. Pas largimit të Gianluigi Buffon, bardhezijtë kanë hedhur sytë nga gardiani i Genoa-s, Mattia Perin, që duke iu referuar "Sky Sport Italia" janë shumë pranë marrëveshjes.

Nuk bëhen akoma të ditura kushtet që do dërgonin 25 vjeçarin në "Allianz Stadium" por thuhet se operacioni do i kushtoj plot 15 milionë euro arkave të klubit italian, ku 14 milionë do të paguhen në çastin e parë dhe më pas 1 milionë do të shkoj në arkat e klubit xhenovez në formë bonusesh.

EMISIONET