Juventusi firmos me yllin francez

Juventusi ka siguruar shërbimet e sulmuesit francez 18-vjeçar Kevin Monzialo nga SM Caen.

"L'Equipe" konfirmoi se është bërë një marrëveshje për sulmuesin. Monzialo i është bashkuar skuadrës së të rinjve të Juventusit.

Duket sikur dokumentet janë depozituar në ditën e fundit të transferimit, por ka mbetur e fshehtë deri më tani. Ai është aktivizuar për Francën me kombëtaren e U-18 , ku luan si sulmues krahu, pasi pëlqen duelet një-më-një.

Kjo është kontrata e parë profesionale e Monzialo, që ka firmosur deri në qershor 2021.

EMISIONET