Juventusi bën presion për Ronaldon, Reali e merr "peng"

Juventusi bën presion për Ronaldon, Reali e merr "peng"

Juventusi po qëndron në heshtje ndaj Cristiano Ronaldos derisa Real Madrid të konfirmojë se do ta lirojnë atë për 100 milionë euro, por spanjollët duan deklaratën publike të luzitanit.

Kompanitë italiane të basteve kanë hequr dorë nga bastet, që CR7 do të veshë fanellën bardhezi këtë sezon, pasi ata janë aq të sigurtë se marrëveshja do të bëhet.

Koha po provon të jetë një çështje, kryesisht për shkak të situatës së tensionuar midis Ronaldos dhe presidentit të Real Madridit Florentino Perez.

Sipas burimeve të shumta, duke përfshirë "Marca", "AS", "Corriere dello Sport" dhe "Sky Sport Italia", Merengues dëshirojnë që ai të dalë dhe të deklarojë se dëshiron këtë largim, jo se ai është detyruar të largohet.

"Marca" madje sugjeron se Real Madrid dëshiron që ai të nënshkruajë një klauzolë konfidencialiteti që e ndalon lojtarin të japë versionin e tij të ngjarjeve në të ardhmen.

Kjo është diçka që 33-vjeçari nuk është i përgatitur për të bërë.

Megjithatë, agjenti Jorge Mendes mbetet i bindur se mund të zbusë situatën dhe Ronaldo duhet të bëjë deklaratën e tij përmes rrjeteve sociale dhe jo në një konferencë për shtyp.

Mendes është gjithashtu i sigurt se çmimi do të jetë 100 milion euro, siç është rënë dakord në janar, pavarësisht raporteve që Real Madrid mund të fitojë deri në 120-150 milion euro.

Ky pritet të jetë çelësi që do përdor Juventusi, duke i dhënë Real Madridit dhe Ronaldos kohë për ta bërë atë një tranzicion të butë dhe nuk po nxitojnë për të siguruar shërbimet e tij.

EMISIONET