Juventus ultimatum Emre Can, "dorëzohet" Liverpool

Juventus ultimatum Emre Can, "dorëzohet" Liverpool

Juventusi i ka dhënë një javë afat mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can, të nënshkruajë parakontratë me të.

Siç raporton "Gazzetta dello Sport" drejtuesit e Juventusit dëshirojnë të mbajnë një takim me të brenda shtatë ditëve të ardhshme për nënshkrimin e kontratës, sepse nuk dëshiron që në verë të futet në një "luftë ofertash" për të.

Bardhezijtë kanë kohë që janë të interesuar për mesfushorin turk, të kombëtares gjermane dhe tashmë kanë arritur marrëveshje verbale për transferimin e tij në verë..

24 vjeçarit i skadon kontrata me Liverpoolin më 30 qershor dhe tani është i lirë të nënshkruajë kontratë me klubet jashtë Anglisë, por deri tani nuk ka asgjë zyrtare për nënshkrimin e tij.

EMISIONET