Juventus sakrifikon Rabiot për yllin e Premier League

Juventus sakrifikon Rabiot për yllin e Premier League

Vetëm një vit dhe Juventus është gati për të hequr dorë nga shërbimet e tij.

Mesfushori i bardhezinjve, Adrien Rabiot mund të largohet nga Torino, me klubin kampion të Seria A që është gati për të ofruar kartonin e francezit për fantazistin e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

Kontrata e danezit skadon në fund të sezonit dhe asnjë marrëveshje e re nuk duket në horizont.

Real Madrid është i vetmi klub që plotëson kushtet e kërkuara nga Tottenahm, por "Le10Sport" pretendon se Juventusi është më pranë tij. Kjo për shkak se bardhezinjtë mund të propozojnë kartonin e Rabiot për një shkëmbim të drejtpërdrejtë me danezin.

Francezi ka luajtur vetëm 206 minuta për "Zonjën e Vjetër" që prej ardhjes së tij nga Paris Saint-Germain gjatë merkatos së verës."Gjelat" kishin shfaqur interes për 24 vjeçarin francez para se ai të bashkohej me Juventusin dhe kjo mundësi shihet si një opsion i mirë për të mbërritur tek ai.

EMISIONET