Juventus nuk ngopet, troket sërish te Reali

Juventus nuk ngopet, troket sërish te Reali

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos, skuadra e Juventusit po përgatitet sërish për të trokitur në portën e Realit të Madridit, këtë herë me një ofertë për brazilianin Marcelo.

Bardhezinjtë janë gati të ofrojnë 45 milionë euro për kartonin e mbrojtësit, të cilit kontrata në Madrid i përfundon në vitin 2022. Thuhet se vetë fituesi i 5 Topave të Artë ka lobuar prej kohësh që braziliani të bëhet pjesë e kampionëve në fuqi të Italisë, pasi dy lojtarët jo vetëm që kuptohen shumë mirë në fushën e blertë, por mbi të gjitha janë miq të ngushtë.

Nga ana tjetër Marcelo ka lënë të kuptohet se do t'i pëlqente të provonte një eksperiencë të re në Seria A me fanellën e Juventusit. E nëse në fund të sezonit do të jetë plotësisht i bindur për këtë gjë atëherë me shumë gjasa presidenti i Realit, Florentino Perez do të respektonte vendimin e lojtarit.

Sipas "Tuttosport", në rast se Marcelo do të transferohej në Torino do të përfitonte rreth 12 milionë euro në vit.

EMISIONET