Juventus nuk ndalet, telefonon Paul Pogba

Juventus nuk ndalet, telefonon Paul Pogba

Synimi për të sjellë në Torino trofeun e Champions League, duket se ka "çmendur" drejtuesit e Juventusit, që pasi kanë siguruar firmën me fituesin në 5 raste të Kupës me veshë të mëdhenj, Cristiano Ronaldon, po tenton të bëj një tjetër goditje "big".

Fjala është për një "ish" që sipas medias italiane shumë pranë klubi bardhezi, "Tuttosport" drejtuesit kanë vendosur të kthejnë në shtëpi, Paul Pogba.

Duke iu referuar këtyre burimeve, thuhet se Pogba ka kontaktuar me kampionët e Serie A dhe thuhet se ka mbetur i impresionuar me ambicien e klubit për sezonin e ardhshëm.

Në 2016, United paguar një tarifë rekord për të nënshkruar me Pogba nga gjigandët italianë, por 25-vjeçari ka kaluar një periudhë jo shumë pozitive në "Old Trafford"  pasi ka shënuar vetëm 15 herë në 88 ndeshje me fanellën e "djajve".

Pogba, i cili sapo ka fituar Kupën e Botës me kombëtaren e Francës ka ende dhe tre vjet të mbetura në kontratën e tij me United, një pengesë e cila mund të marrë përgjigjje në ditët në vijim.

EMISIONET