Juventus nuk ndalet, një kroat "dhuratë" për Allegrin

Juventus nuk ndalet, një kroat "dhuratë" për Allegrin

Periudhë rinovimesh te Juventusi.

Pas Alex Sandros, i cili rinovoi deri në vitin 2023, bardhezinjtë kanë gati kontratën edhe për një tjetër element të rëndësishëm të ekipit të Massimiliano Allegrit.

Tashmë është sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, i cili ka një kontratë deri në qershor të vitit 2020 me një pagë prej 4 milion eurosh.

Aspekti kryesor për t'u diskutuar është kohëzgjatja e marrëveshjes së re, me Juven që është gati të "blindojë" një nga lojtarët më të mirë të ekipit.

EMISIONET