Juventus padyshim i ka ndjerë efektet e Cristiano Ronaldos. Raportohet se klubi italian ka siguruar 58 milionë euro kesh që pas nënshkrimit të kontratës me yllin portugez.

Gjithashtu u ka sjellë Juventus edhe 40 milionë tifozë shtesë.

Ronaldo i kushtoi Kampionëve të Serisë A rreth 100 milionë euro. Kjo do të thotë se ai tashmë e ka paguar mbi gjysmën e kësaj pagese falë ndikimit të tij.

Mediat raportojnë se Juventus ka arritur mbi 32 milion ndjekës që kur Ronaldo u bë pjesë e klubit.

Prania e Ronaldos ka ndihmuar Juventus edhe gjatë negociatave për rinovimin e kontratave me sponsorët kryesorë, si sponsori i fanellës Jeep.

/Ora News.tv/