Presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli ka lënë të kuptohet se do të ishte kundër fitimit të titullit në tavolinë. Një tifoz ka shkruar në Twitter se është kundër akordimit të titullit të Seria A në tyrezë dhe presidenti i zonjës së vjetër e ka pëlqyer statusin e tij.

Situata e kampionatit francez, me ndalimin e Ligue 1 dhe akordimin e titullit kampion PSG, është kthyer objekt diskutimi edhe në Itali: nëse qeveria italiane do të vepronte si ajo franceze, titulli do të shkonte për Juvenutsin, por tifozët kanë dalë kundër duke shkruar në rrjetet sociale se Scudetton e duan në fushë.

Juventus nuk do ta pranonte titullin të paktën duke gjykuar nga dy reagimet në tuiter  të presidentit Andrea Agnelli.

Komenti i parë ishte në 28 Mars, ndërsa i dyta në orët e fundit madje duke thumbuar Interin.

Në fakt, presidenti i Juventusit pëlqeu statusin e një tifozi të bardhezinjve që shkroi: "Ne nuk duam të fitojmë në këtë mënyrë, Agnelli ka thënë tashmë që ai do të refuzonte. Shpresoj që ai të vazhdojë të mendojë kështu. Ne nuk jemi Inter."

Agnelli e ka pëlqyer këtë shkrim duke shprehur në një farë mënyrë se është kundër fitimit të titullit kampion në tavolinë.

Qeveria italiane nuk ka marrë asnjë vendim nëse futbolli do të rifillojë apo do të pezullohet si në Belgjikë, Holandë dhe së fundmi në Francë. Ditet e fundit ka patur diskutime mes ministrise se sportit dhe presidentit të ligës, por akoma nuk është gjetur një marreveshje.

Juventusi udhëheq Serinë A me 63 pikë, 1 më shumë se Lazio në vendin e dytë, ndërsa në lojë kanë mbetur edhe 12 ndeshje për tu zhvilluar.

/Ora News.tv/