Juventus 'i rrëmben' trajnerin Chelseas

Maurizio Sarri ka lënë Chelsean për t'u bërë trajner i kampionit të Serie A, Juventusit.

Sarri nënshkroi një marrëveshje 3 vjeçare me Juventus.

Trajneri, i cili iu bashkua Chelseas në korrik 2018, udhëhoqi skuadrën drejt vendit të tretë në Premier Ligë dhe fitoi Europa League.

Mendohet se një tarifë kompensimi që e kalon 5 milionë paund është arritur mes dy klubeve për 60-vjeçarin.

Sarri do të zëvendësojë kolegun italian Massimiliano Allegri, i cili u largua nga Juventusi në fund të sezonit të kaluar.

"Në bisedimet që kishim pas finales së Europa League, Maurizio e bëri të qartë se sa fort dëshironte të kthehej në vendin e tij të lindjes,"-tha menaxherja e Chelsea, Marina Granovskaia. "Ai u shpreh se ishte shumë e rëndësishme për të, që të jetonte afër familjes dhe të kujdesej për mirëqenien e dy prindërve të moshuar."

Sarri nënshkroi një marrëveshje trevjeçare në korrikun e kaluar por është trajneri i nëntë që lë Chelsean. Presidenti i klubit është Roman Abramovich, i cili bleu në 2003.

EMISIONET