Juventus godet në merkato, firmos me objektivin e Manchester United

Juventus godet në merkato, firmos me objektivin e Manchester United

Moise Kean është zbulimi i Juventusit të këtij sezoni. Sulmuesi afrikan shkëlqeu në ndeshjet e fundit të Seria A, duke arritur që të fitojë vëmendjen e skautëve të ndryshëm.

Më e interesuar duket se është Manchester United dhe duke parë  këtë interes të anglezë, torinezët i kanë ofruar një kontratë të re. Madje, mediat italiane, konkretisht "Gazzetta dello Sport" pohon se bardhezinjtë e kanë gjetur akordin tashmë me Kean, i cili do të qëndrojë në Torino deri në qershor të vitit 2024.

Por jo vetëm kaq. Paga e tij do të katërfishohet, ku do të rriten nga 0.5 milion euro në 2 milionë euro plus bonuse, të cilat do të rriten nga viti në vit. Ai kishte nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale në vitin 2017 dhe do të përfundonte në qershor 2020.

Kean debutoi me bardhezinjtë e mëdhenj vetëm më 19 shkurt, ku shënoi shtatë gola në 16 ndeshje konkurruese.

EMISIONET