Juventus "fluturon" në krye, Napoli me hap kampioni

Juventus "fluturon" në krye, Napoli me hap kampioni

Paolo Dybala shpërblen besimin e trajnerit Massimiliano Allegrit, me sulmuesin argjentinas që ka kaluar pastër 2-0 Bolognan. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Seria A, kampionët në fuqi dominuan totalisht ndaj kundërshtarit, duke treguar sipërmacinë ndaj miqve nga Bologna.

Ishte Dybala i cili i hapi udhë fitores në minutën e 11-të, ndërsa goli i Blaise Matuidi 5 minuta më pas vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0. Në minutat e mbetura Juventusi mendoi të ruajë forcat për ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Napolit, ndërkohë që Bologna koleksionon humbjen e katërt në 6 javë.

Fitore arriti dhe Napoli që mposhti 3-0 Parmën. Te 3 pikëshi u rikthye edhe Roma, me verdhekuqtë që mposhtën me "poker" 4-0 Frosinonen. Të njëjtin fat kishte dhe Genoa e cila mposhti pastër 2-0 Chievon, ndërkohë që në barazim 0-0 u mbyllën takimet Atalanta-Torino dhe Cagliari-Sampdoria.

Pas kësaj fitore Juventusi vijon të mbaj distancën me ndjekësit e Napolit, pasi numëron 18 pikë, kundrejt 15 të napoletanëve.


EMISIONET