Juventus “fluturon” me argjentinasit, derbi torinez në çerekfinalen e kupës

Juventus “fluturon” me argjentinasit,  derbi torinez në

Juventusit i ka mjaftuar nga një gol për çdo pjesë për të mposhtur Genoa-n dhe për të kaluar në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Massimiliano Allegri hodhi në fushë një formacion më shumë lojtarë që nuk kanë gjetur hapësira në këtë fillim sezon, , ku përfshihej dhe Dybala që këtë takim e nisi majën e sulmit bardhezi, me argjentinasin që nuk zhgënjeu pritshmëritë duke realizuar në minutën e 43-të golin e avantazhit.

Edhe fraksioni i dytë foli me ngjyrat bardhezi, dhe ishte një tjetër sulmues po argjentinas që i siguroi Juventusit kalimin në fazën tjetër të Kupës, me Higuain që shënoi 14 minuta nga fundi, me një diagonale të bukur lëshuar në kufijtë e zonës së miqve.

Në çerekfinale “Zonja e vjetër” do të ketë përballë rivalët e qytetit, Torinon.

Çiftet e tjera çerekfinaliste janë:

Milan-Inter
Atalanta-Napoli
Fiorentina-Lacio

EMISIONET