Juventus cinike, Berisha me një këmbë jashtë finales së Kupës

Juventus cinike, Berisha me një këmbë jashtë finales së

Juventusit i ka mjaftuar një gol i Gonzalo Higuain për të kaluar minimalisht 0 me 1 Atalantën. Në Bergamo, bardhezijtë u treguan të rezervuar, duke mos tentuar aventurat përpara dhe duke shfrytëzuar daljet e pakta në sulm.

"Zonja e Vjetër" e pa veten shumë shpejt në avantazh, me "El Pipita" që mposhti Etrit Berishën, pa u mbushur 3 minuta.

Vendasit kishin mundësinë më të mirë për të barazuar, por Papu Gomez  nuk u tregua i saktë nga 11 metra larg Buffon. Gardiani italian "hipnotizoi" goditjen e 29 vjeçarit, duke e ndaluar në dy kohë.

Me këtë fitore, Juventus hedh një hap të madh drejt finales së Kupës së Italisë.

EMISIONET