Juve rekord bluzash të shitura, duhet të prisni një muaj për të blerë atë të CR7

Juve rekord bluzash të shitura, duhet të prisni një muaj për

Cristiano Ronaldo mania duket se nuk ka të ndalur, ndërkohë që arkëtarët e Juventusit fërkojnë duart.

Që nga dita e shpalljes së angazhimit të portugezit,në dyqanin zyrtar në Torino (dhe jo vetëm) dhe përmes dyqanit online të klubit, tashmë janë shitur më shumë fanella të bardha sesa gjatë gjithë sezonit.

Dhe tani për të blerë një fanellë të ish-yllit të Real Madridit ju duhet të prisni një muaj.

Sipas hulumtimeve të bëra në Gjermani, shitjet në internet të fanellave të Juventusit në Evropë në gusht u rritën me 145.5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2017.

Në Itali, është e panevojshme të thuhet se është më i kërkuari. E njëjta gjë në Austri, ndërsa është e shtata në Spanjë dhe në Britaninë e Madhe.

Me pak fjalë, pavarësisht shifrës së çmendur për të siguruar Ronaldon, Juve ka nisur të marrë mbrapsht të ardhurat.



EMISIONET