Juve me hapin e kryesuesve, "mposht" pastër Crotonen

Juve me hapin e kryesuesve, "mposht" pastër Crotonen

Juventus i është përgjigjur Napolit dhe Interit, me bardhezijtë që kanë mundur me rezultatin 3 me 0 Crotonen.

Djemtë e drejtuar nga Alegri e kishin të lehtë fitimin e 3 pikëshit përballë miqve.

Për “Zonjën e Vjetër” golat u shënuan nga Manzukiç, De Shiljo dhe Benatia, ndërsa Arlind Ajeti që luajti gjatë gjithë takimit nuk e ndihmoi skuadrën për të shmangur humbjen.

Me këtë fitore Juventus ngjitet në vendin e 3-të me 34 pikë , ndërsa Crotone mban vendin e 15-të me 12 pikë.

EMISIONET