Juve, Lazio, Napoli apo Inter, agjenti vendos përfundimisht për fatin e Kumbullës

Juve, Lazio, Napoli apo Inter, agjenti vendos përfundimisht për fatin

Marash Kumbulla është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Hellas Veronës në Serie A.

Mbrojtësi shqiptar ka bërë për vete disa skuadra prestigjoze në kampionatin italian si Napoli, Interi, Lazio por edhe Juventusin.

Kumbulla fillimisht tërhoqi vëmendjen e torinezëve dhe më vonë të Napolit. Menaxheri i Kumbullës, Gianni Vitali, ka folur për “Radio Kiss Kiss”, mbi interesimin e skuadrës jugore për Kumbullën.

“Kam lexuar për këto zëra të merkatos, Kumbulla i pëlqen shumë klubeve, pasi është shumë i ri. Napoli është një skuadër fantastike. Interesimi i një klubi të tillë të lumturon. Por, duhet të ndalemi këtu, pasi është vetëm një pëlqim. Futbollisti duhet të vazhdojë këtë rrugë”, shprehet Vitali.

Më tej ai shton: “Guintolin e njoh prej vitesh, është një drejtor sportiv i madh. E di që e pëlqen Kumbullën, por nuk ka pasur kontakt mes nesh”.


EMISIONET