Juristi Daci: Unë dal vullnetar që ta bëj rregulloren e KLGJ-së pa pagesë

Juristi Daci: Unë dal vullnetar që ta bëj rregulloren e

Unë dal vullnetar që ta bëj rregulloren e KLGJ-së pa pagesë.

Kështu është shprehur juristi Jordan Daci, i ftuar në studion e lajmeve në TV Ora, duke folur për emërimet në Gjykatën e Lartë.

Sipas Dacit, KLGj ka bërë shkelje pafund në lidhje me emërimet dhe nuk ka zhvilluar një garë të vërtetë.

Jordan Daci: KLGJ nuk ka bërë asgjë në përputhje me ligjin për sa i përket emërimeve në Gjykatën e Lartë, nga radhët e jo juristë. Ka bërë shkelje pafund, edhe shkelje të karakterit procedural, nuk ka zhvilluar një garë të vërtetë, me shkelje të cilat duket sikur jam në konflikt interesi, por zero interes kam në raport me këtë gjë. Të njëjtat gjera do t’ua them sot edhe mbas 1000 vitesh. Ata janë totalisht të paaftë për të menaxhuar detyrën që u është ngarkuar, ose duhet ta pranojnë këtë ose të thonë që nuk duam ta bëjmë. 

Gjykata e Lartë është një emergjencë. Ka një vit që është bërë KLGJ-ja dhe nuk kanë akoma rregullore. Unë po ua them këtu, që dal vullnetar që ta bëj rregulloren pa pagesë. Nuk u bëj atyre se ata nuk meritojnë asgjë, por ia bëj vendit tim. Por jam i sigurt që nuk kanë dashur ta bëjnë, sepse ashtu sikurse dal unë për ta bërë, mund të dalin nja 4-5 të tjerë, por më duket se ata nuk duan ta bëjnë se duan të mos ketë Gjykatë të Lartë. 

 

EMISIONET