Julen Lopetegui: Reali shtëpia ime e dytë, kërkojmë të fitojmë gjithçka

Julen Lopetegui: Reali shtëpia ime e dytë, kërkojmë të

Trajneri i Realit të Madridit, Julen Lopetegui e ka quajtur klubin "Los Blancos" si shtëpinë e tij dhe beson se ai ka një skuadër shumë të fortë në dispozicion.

"Është e veçantë të kthehesh tek Reali i Madridit, në shtëpinë time. Ky është klubi ku kam mësuar gjithçka, është vendi ku kam kaluar rininë time dhe për shkak të këtij klubi jam ky që jam tani. Kjo punë sjell me vete shumë përgjegjësi, por jam gati për sfidën e veçantë.

"Skuadra ime është shumë e fortë dhe pres që mund të ketë disa ndryshime në javët e ardhshme, por realiteti është se ne kemi një skuadër shumë të fortë dhe që ka shumë besim. Ky është klubi më i mirë në botë dhe ne do të kërkojmë të fitojmë gjithçka, duke filluar me Superkupën Evropiane kundër Atleticos
".-përfundoi Lopetui për faqen zyrtare të klubit.

Julen Lopetegui ka vetëm pak ditë që është ulur në stolin e kampionëve në fuqi të Champions League, me 51-vjeçarin që vjen pas shkarkimit nga pankina e kombëtares së Spanjës në prag të Kupës së Botës.

EMISIONET