'Ju flet Moska': Kush e vrau Oliver Ivanoviç dhe pse?

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj analizoi mbrëmjen e sotme ngjarjen e rëndë në Kosovën veriore, vrasjen e Oliver Ivanoviç.

Myftaraj: Është e vështirë ta tërheqësh publikun e Shqipërisë në këtë anë të kufirit në historinë e  vrasjes së një lideri lokal serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.

Por kjo ngjarje dhe të tjera të ngjashme që publikut në këtë anë të kufirit mund ti duken si lajme që u kalojnë tangent në veshët e tyre, mund të jetë një ngjarje që ka pasoja të mundshme , të rënda, dhe në Shqipëri.

Nëse e krahasojmë me një vrasje tjetër politike të bujshme në Serbi, vrasjen e kryeministrit Zoran Djindjic  në vitin 2003 të bën përshtypje një fakt. Megjithëse vrasja e Zoran Djindjic ishte shumë më e rëndë. Por gjithësesi edhe vrasja e një lideri lokal si Ivanoviç ka vend krahasimi. Si Zoran Djindjic dhe Ivanoviç u vranë në momentin kur të dy vendosën të denoncojnë publikisht krimin e organizuar që sundon në vendet e tyre.

Zoran Djindjic  denoncoi krimin e organizuar në Beograd që kishte një fuqi të madhe, ndërsa Ivanoviç denoncoi krimin në Kosovën veriore të kontrolluar nga serbët. Në të dy rastet këta njerëz ishin njohës shumë të mirë të çështjes, pasi Zoran Djindjic  siç u vërtetua dhe akuzohej nga kundërshtarët e tij e kishte pasur mbështetjen e krimit të organizuar për të ardhur në pushtet dhe më pas kishte shkelur ndonjë pakt të bërë jozyrtarisht. Nuk është ndonjë histori kjo e panjohur në Ballkan. 

Lidhjet e politikës me krimin e  organizuar në Serbi, Shqipëri, vende të tjera në Ballkanit nuk janë një gjë e panjohur. Ivanoviç gjithashtu ka qenë përgjatë gjithë kohës të strukturave politike të serbëve të Kosovës ka qenë në nivele lidershipi, e dinte mirë për çfarë fliste kur bënte denoncime konkrete për shkallën e sundimit të krimit të organizuar në Kosovën veriore me mirëkuptim dhe lejen e autoriteteve të Serbisë. 

Ivanoviç ishte nervozuar shumë sepse e kishin nxjerrë nga loja, Vuçiç mbështeste një tjetër forcë politike për të marrë të gjithë pushtetin politik në Kosvoën veriore dhe bashkësinë  e komunave serbe. Aleksandër Vuçiç prodhoi Sllavko Simiç, kreun e Listës Serbe. Pas kësaj Ivanoviç filloi të denonconte sundimin e krimit të organizuar dhe atë regjimin hibrit në Kosovën veriore të krimit të organizuar dhe politikanëve të mbështetur nga Beogradi dhe këtu sfidonte drejtëpërdrejtë Vuçiç dhe ky nuk mund ta toleronte këtë gjë.

A është Vuçiç autor i vrasjes së Ivanoviç? Interesant është fakti se ai ka kërkuar në rastin e zbulimit të krimit të Ivanoviç një gjë që u bë shkak për fillimin e Luftës së Parë Botërore kur e refuzoi Serbia.

Austro-Hungaria i kërkoi Serbisë pjesmarrje direkte në hetime për vrasjen e Arkidukës Franc Ferdinand, për akuzat që kishte bërë se ushtarakë serbë kishin organizuar dhe marrë pjesë në këtë vrasje. Serbia refuzoi dhe për këtë çështje proceduriale nis Lufta e Parë Botërore. 

Austro-Hungaria e deklaroi të shkelur ultimatumin. Vuçiç i kërkon EULEX dhe Kosovës pjesmarrje të drejtëpërdrejtë të Serbisë në hetime. Kërkon ta përdorë vrasjen e Ivanoviç për të rikthyer sovranitetin faktik jo vetëm në Kosovën veriore por krejt territorin e Kosovës.

Para kësaj vrasje kanë ndodhur disa ngjarje të tjera jo pa lidhje. Ai që vrau Ivanoviç donte të shkaktonte një lloj incidenti, të pregatiste situatën. Në 6 janar, Ditën e Festës së Ujit të Paguar në Shqipëri erdhi një prift serb në Malin e Zi ku deklaron "Kosova është Serbi". Pa lidhje fare. Po bënte një festë fetare me një komunitet që në mënyrë absurde e quajmë serbo-malazez, jo ata janë malazez që janë deklaruar të tillë në regjistrimet e popullsisë.

Ka një dallim të madh mes malazezëve dhe sërbëve. Por ajo që të bën përshtypje është se deklarata e një prifti zgjoi reagime, shteti shqiptar mund ta kishte dëbuar por nuk reagoi. Pati reagime nga shoqatat, analistët, opinioni por nuk pati reagim shtetëror. Atëherë për çfarë arsye doli Ambasadori serb duke mbështetur priftin dhe deklaratën, donte ti hidhte benzinë zjarrit.

Një javë më pas na ndodhi vrasja e Ivanoviç që  Presidenti serb e quan vepër terroriste dhe është vërtet. Por mos harrojmë se ai që vrau Ivanoviç ka lënë gjurmë në Shkodër, krijoi situatën për vrasjen e Ivanoviç. Por të dojë të zgjerojë hetimet të vijë në Tiranë. Dhe ne i dimë  si bëhen teknikat e vrasjeve politike me krijim atmosfere.


EMISIONET