Jovanotti preket nga propozimi për martesë gjatë koncertit të tij

Jovanotti preket nga propozimi për martesë gjatë koncertit

Këngëtari i famshëm i talian ka postuar në rrjetet sociale videon që çifti ka realizuar gjatë koncertit të Jovanottit në 3 qershor.

Luigi që gjunjëzohet para Amelias së tij, nxjerr një unazë fejese dhe i kërkon të martohen.

Nuk mungon as puthja finale.

E gjitha kjo ndodh gjatë kohës që Jovanotti këndonte 'A te' (Ty).

Të dashuruarit i kanë dërguar këngëtarit të tyre të preferuar videon e cila u kthye në pak kohë virale sapo Jovanotti, emri i të cilit është Lorenzo, e ka shpërndarë në Instagram me shkrimin: "Më mallëngjeni! Faleminderit për videon që më keni dërguar. Ju uroj një jetë të bukur mbushur me dashuri dhe gjithçka që dëshironi".

E si të mos prekesh teksa sheh këtë video mbushur me ato lloj ndjenjash, që duket se jeta e përditshme na i ka ''rrëmbyer' dhe çuar diku gjetkë!



EMISIONET