Jose Mourinho i shpëton burgimit

Jose Mourinho i shpëton burgimit

Më në fund një lajm i mirë për Jose Mourinhon, për të cilin kohët e fundit fati nuk ka qënë me anën e tij. Trajneri i Manchester United ia ka dalur t'i shpëtojë dënimit me burg pasi arriti një marrëveshje me autoritet spanjolle me të cilat ishte në një betejë ligjore që prej vitit të shkuar.

Tekniku portugez është akuzuar se nuk i ka kaluar shtetit taksat nga të ardhurat që ka fituar prej të drejtave të imazhit që kapin shifrën e 3.3 milion eurove. Për t'iu shmangur dënimit me heqje lirie numri 1 i "djajve të kuq" ka rënë dakord që të paguajë rreth 2 milion euro.

Një problem më pak për 55 vjeçarin i cili javëve të fundit është vendosur në qendrën e kritikave për shkak të rezultateve të dobëta që skuadra e tij ka arritur në muajt e fundit. Jo pak yje të futbollit spanjoll janë vendosur përballë kësaj beteje ligjore, përfshirë këtu edhe yje si Cristiano Ronaldo apo dhe Lionel Messi.

EMISIONET