Mosarritja e objektivave në këtë sezon mund të detyroj të shes skuadrën e Napolit dhe sipas mediave italiane, mesfushori brazilian Jorginhon pritet të jetë i sakrifikuari.

Sipas "Gazzetta dello Sport" thekson se Jorginho do të lihej i lirë nga napoletanët për një shifër që mendohet të jetë rreth 40 milion euro, çmim që ka tërhequr "klientët" e parë.

Sipas gazetës Manchester City është në dijeni të çmimit të kërkuar dhe janë të gatshëm të bëjnë një ofertë për Jorginho.

Pep Guardiola është një admirues i stilit të mesfushorit që do të përshtatet me filozofinë e tij.

Në këtë sezon Jorginho ka një mesatare driblimesh prej 94.7 kalime për ndeshje.

/Ora News.tv/