Jonuz: Merkato e Vllaznisë nuk është mbyllur ende, pres edhe 1 lojtar tjetër

Jonuz: Merkato e Vllaznisë nuk është mbyllur ende, pres edhe 1

Vllaznia merr fitoren e radhës dhe gjen qetësinë në tabelën e klasifikimit.

Shkodranët mposhtën 2-0 Flamurtarin në takimin e parë zyrtar për këtë vit dhe e shikojnë veten në vendin e 6-të me 26 pikë.

Trajneri i kuqebluve, Mirsad Jonuz u shfaq mjaft i gëzuar pas takimit, teksa për mediat zbuloi se merkato e Vllaznisë ende nuk është mbyllur.

"Pas 3 muajsh e gjysmë më në fund ka fitore për Vllazninë në stadiumin tonë. Pas mbylljes së kampionatit e nisëm punën me 5 janar. Kemi marrë lojtarë të rinj në merkato. Me Hygor dhe shumë futbollistë të tjerë kemi shumë alternativa për Vllazninë. Sot kam futur që në fillim Bardullën, është një lojtar i mirë për Vllazninë.

"Por kisha edhe dy probleme gjatë takimit, kartoni i verdhë i Shehit dhe dëmtimi i Ramadanit. Është shumë e rëndësishme që morëm 3 pikët dhe të vazhdojmë punën tonë. Pas rezultatit 2-0 pashë edhe shumë kualitet te ekipi im dhe u menaxhuan shumë mirë 20 minutat e fundit.


Laçi? Gjithmonë me Laçin është një ndeshje e vështirë, si brenda, si jashtë. Kanë shumë cilësi të mira në kundërsulm. Besoj se do të vazhdojmë punën dhe do të marrim 3 pikët edhe ndaj tyre. 

Merkato e mbyllur? Jo, jo, jo. Unë po përpiqem së bashku me drejtuesit që të marrim edhe një tjetër futbollist. Por, ju e dini se buxheti i Vllaznisë ky është dhe në merkaton e janarit është e vështirë që të merrni lojtar me kualitet," tha Jonuz.

EMISIONET