Vllaznia mori një barazim befasues 2-2 në sfidën e parë të raundit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë përballë Flamurtarit.

Megjithatë, fundi mund të kishte rezultatuar edhe më i keq për shkodranët, të cilët ishin në disavantazhin e dy golave, por gjetën forcë për të reaguar.

Barazim që "kënaq" në një farë mënyrë trajnerin, Mirsad Jonuz, pasi ky 90 minutësh do i mjaftojë ekipit të tij që të mësojë nga gabimet.

“Desha që të thoja që kjo ndeshje Kupe është shumë e rezikshme. Njëlloj si ndeshjen tjetër me Flamurtarin ku ishim 1-0 dhe bëmë mirë në mbrojtje, në këtë ndeshje pavarësisht se sërish 1-0, në dy krosime pësuam dy gola. Duhet që të jemi të përqendruar përgjatë gjithë kohës. Këto janë gola amatorë që ne pësuam dhe më pas mbrojtësit Gurishta, Shehi, Adili e Marku këkrkuan me topa të gjatë. Unë largova disa nga lojtarët bazë për t’i dhënë shansin disa lojtarëve të tjerë, por pata problem edhe me lojtarët e mesit të fushës Ramadani e Hygor, prandaj aktivizova lojtarë Lekaj e Kruja, këto nuk janë lojtarë që mund të luajnë në atë pozicion, por për momentin këto kisha. Unë po ruaja lojtarët bazë për takimin me Bylisin, si Ramadani, Lika, Hygor, Gligorov, Malota e të tjerë. Por vijoj të jem i mendimit që pësuam dy gola amatoresk. Ndoshta ky barazim është më mirë për skuadrën sepse të paktën na ndodhi tani dhe nuk do të bëhen në të ardhmen gabime të tilla".


" Jam i bindur se do të marrim revanshin në ndeshjen tjetër dhe do të fitojmë. është shumë e rëndësishme që u ndërtuan sërish shumë aksione por nuk është pozitive që nuk u realizuan. Që në fillim luajti Sidorenko, për mua lojtari po luan, po përpiqet, por nuk kishte fatin me vete. Pjesën e dytë kemi luajtur shumë më mirë. Bëmë shumë krose, por rezultati final ishte 2-2. Vllaznia patjetër që do të kërkoj që të fitojë në ndeshjen tjetër dhe do të synojmë Kupën. Deri në ndeshjen e kthimit Vllaznia do të jetë edhe më e plotë. Malotën e lash sot të pushonte dhe i dhashë rastin Adilit e Shehit të luajnë bashkë.Ndërsa çfarë duhet të themi për gabimet e arbitres. Na u mohuan dy penallti, bëri shumë gabime. Dhe pastaj thojnë që Jonuz është nervoz, Jonuz bën presion, por kjo nuk është e drejtë. Ai që e pa, i vlerëson më drejt gabimet që u bënë nga arbitri. Për Zhuniorin dua të them se kjo është një pyetje për Licin”.," përfundoi Jonuz. 

/Ora News.tv/