Jonida Shehu: Nuk kam rivale në profesion

Jonida Shehu: Nuk kam rivale në profesion

Jonida Shehu ka disa vite që shfaqet në ekran me programe të ndryshme televizive, nga të cilat ka marrë pëlqimin e publikut.

Që prej largimit në Top Channel, ajo i ka munguar ekranit, edhe pse mund të mos vonojë rikthimi.

Gjatë një interviste për emisionin 'Mos i fol shoferit' nga Rudina Dembacaj, ajo u pyet se cila është rivalja më e madhe që ka në profesion, duke thënë:

"Nuk ka. Televizioni është rivalitet për shkak të audiencës. Ti mund të konsiderosh që rivaliteti është me programin e ngjashëm në një televizion që ka pak a shumë të njëjtat karakteristike apo ambicie me televizionin tënd, por rivale në profesion nuk ka, sidomos kur individualiteti është thelbësor. Nuk mund të ketë dy Rudina, dy Ilva, dy Eni."

EMISIONET