Johnson & Johnson do të paguajë 4.7 mld dollarë dëmshpërblim për kancerin në vezore

Johnson & Johnson do të paguajë 4.7 mld dollarë

Gjigandi farmaceutik i SHBA-së, Johnson & Johnson, është urdhërur të paguajë 4.7 miliardë dollarë dëmshpërblim për 22 gra, të cilët pretendonin se produktet e tij të pudrës u kishin shkaktuar kancer ovarian (kanceri në vezore).

Një juri në shtetin amerikan të Misurit fillimisht dha 550 milion dollarë kompensim dhe shtoi 4,1 miliard dollarë për dëmet ndëshkuese.

Vendimi vjen pasi gjiganti farmaceutik po përballet me rreth 9,000 raste ligjore për pudrën e fëmijëve.

J & J tha se ishte "thellësisht i zhgënjyer" dhe ka në plan të apelojë.

Në gjyqin gjashtë javor, gratë dhe familjet e tyre thanë se atyre u ishte zhvilluar kanceri i  vezoreve pas përdorimit për dekada të tëra të pudrës pluhur për fëmijët dhe produkteve të tjera të alkoolit për higjienën intime.

Avokatët e tyre pretenduan se kompania e dinte se pudra  e saj ishte e ndotur me asbest që nga vitet 1970, por nuk arriti të paralajmërojë konsumatorët rreth rreziqeve.

EMISIONET