Johnny Depp akuzon ish gruan: Më tradhtoi me Elon Musk
Johnny Depp pretendon se ish gruaja e tij Amber Heard e ka tradhtuar me Elon Musk një muaj pas martesës.
Ndërsa themeluesi i Tesla-s tha se ai dhe aktorja u lidhën pas përfundimit të martesës.
Ylli i Pirateve të Karaibeve ngriti një padi prej 50 mln dollarë për shpifje ndaj Amber, pasi ajo e akuzoi për dhunë në familje. Aktori i mohoi akuzat për dhunimin e 32-vjeçares, që Heard i bëri kur paraqiti kërkesën për divorc në maj 2016, për ti dhënë fund martesës 15 mujore.
Depp dhe Heard u martuan në shkurt të vitit 2015.
Në padinë e paraqitur në gjykatë të premten shkruhej: “Pa dijeninë e Depp, jo më vonë se një muaj pas martesës me Heard, ajo krijoi një marrëdhënie të re me themeluesin e Teslën dhe Space X, Elon Musk.”
Ngjarja mendohet se ndodhi më mars 2015, kur aktori shkoi për të xhiruar jashtë vendit.
Depp pretendoi se personeli i Eastern Columbia Building dëshmoi se Heard mori në shtëpinë e aktorit, në orët e vona të natës Elon Musk.
Sipas tij, Musk u largua nga shtëpia e Depp në orët e para të mëngjesit.
Themeluesi i Teslës dhe Heard u fotografuan për herë të parë së bashku si çift në prill 2017 dhe u ndanë po atë verë.
Përfaqësuesi i aktores nuk ka komentuar akuzat për tradhti të Depp.