Jo gjithnjë fiton formula : “Genje - gënje se më pas do fitojmë!”

Jo gjithnjë fiton formula : “Genje - gënje se më pas do

Nuk funksion më kjo formulë .

Këtë situatë po e përjeton sot gënjeshtari ndërkombëtar që gëzon postin e kryeministrit dhe që mendon se edhe ndërkombëtare mund t’i hanë gënjeshtrat e tij . Po ja që dhe gënjeshtra herët a vonë dalin dhe të kthehen në “ shuplaka” ,që nuk e merr dot veten më.

E para shuplakë erdhi nga Parlamenti Europian , i cili miratoi amendamentin e grupit të Partive Popullore Europiane, që thekson 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria përpara se të ulet në tryezën e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri. Kjo do të thotë se nuk ka nisje negociatash pa u përmbushur kushtet.Kjo zbuloj kryegenjeshtren e parë te kryegënjeshtarit KM , që si përherë dhe ketë herë reagoi duke gënjyer se nuk kushte dhe se amendamenti nuk kishte konsensus, edhe pse ai u miratua dhe është unik në llojin e tij, kur dihet se vazhdimisht PE ka bërë thirrje për nisje negociatash pa kushte me Shqipërinë.

E dyta shuplakë , Komisioni i Venecias vulosi rrëzimin e Paketës Antishpifje të Edi Ramës, duke thënë se ajo nuk është gati për zbatim. “Ligji vuan nga paqartësitë dhe rrezikon të shtypë në mënyrë të ngurtë diskutimin e lirë dhe shprehjen politike përmes internetit në Shqipëri” - vlerësoi Komisioni Venecias. Kjo ishte një iniciativë qe instalonte neodiktaturën në Shqipëri. Alarmi ishte aq i madh sa kaploi BE dhe SHBA.

E treta shuplakë ,Komisioni i Venecias i dha një goditje Ramës në përplasjen me kreun e shtetit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i jep të drejtë Kreut të Shtetit në interpretimet e tij. Ekspertët e Venecias pranuan faktin që e para është Kushtetuta, atë që Presidenti i vendit e tha qartë dhe prerë me rastin e tubimit të 2 Marsit, askush nuk mundet të bej pazare , duke shkelur Kushtetutën e Vendit.

E teksa KM merr shuplak pas shuplake, vendi po shkon drejt varfërisë dhe vështirësive ekstreme . Në çdo takim, kafe në ditë pushimi, kafe ngushëllimi, bisedë familjare apo debate mediatike një zëri ne korr njerëzitë ndjen të frustuar, të shqetësuar, pa siguri dhe të zhgënjyer nga qeveria gënjeshtare, që mundohet ta shesin Shqipërinë sic duhet të jetë në 3 apo 4 D dhe në anën tjetër bota përballet me nje Shqipëri që bijtë e saj i ka kthyer në endacakë, në kërkim të një jete me te mirë, më të varfër, të pasigurtë , që qeveria do ti ushqejë me "lugë të zbrazët", me biznese

që po falimentojnë dhe me të keqen që duket se tashmë tenton të hedh rrenjë!

Jo nuk mundet te drejtohet me filozofinë e gënjeshtrës dhe shpifjes.Kjo nuk është “loja “ që kryeministri gënjeshtar mund të luaj në kurrizë të popullit . Sot shulpakën e dha BE dhe Venecia . Sot u vërtetua se Kryeministri shqiptar është gënjeshtar ndërkombëtar.

EMISIONET