Nga Tirana, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, propozoi mbajtjen e një Samiti të Jashtëzakonshëm me shtetet e Ballkanit Perëndimior, për të diskutuar për zgjerimin e Bashkimit Europian. Pendarovski tha se Maqedonia e Veriut nuk është penalizuar nga Shqipëria për JO-në e negociatave. Ndërsa presidenti Ilir Meta tha se zgjedhjet e parakoshme në Maqedoni ishin pjekuri politike, duke i berë thirrje Shqipërisë për reflektim. 

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, zhvilloi një vizitë zyrtare në tiranë ndërsa ëhstë takuar me kreun e shtetit Ilir Meta.

Në konferencën e përbashkët për mediat,  presidentët thanë se alterantivë e  e vetme për  vendet është Bashkimi Europian. Pendarvski, iu përgjigj në këtë mënyrë interesit të medias, nëse ishte Shqipëria ajo që mbajti peng rrugën integruese të Maqedonisë së Veriut.

" Ne harxhuam shumë kohë tek miqtë tanë t'i bindim se nuk bëhet fjalë për anëtarësim të plotë, por vetëm fillim të një procesi që do të vijojë me vite të tëra. Ky është një ndëshkim i pamerituar për të gjithë Rajonin. Rajoni nuk duhet të jetë i harruar. BE duhet të gjejë forma dhe mënyra të afrojë edhe Bosnje-Hercegovinën me Evropën"

Nga Tirana, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski propozoi mbajtjen e një Samiti të Jashtëzakonshëm me shtetet e Ballkanit Perëndimior, për të diskutuar për zgjerimin e Bashkimit Europian.

"U pajtuam që obligimi ynë si kryetar të shteteve është t'i inkuraojmë të gjithë faktorët politikë në shtetet tona të vazhdojnë me obligimeve nga axhenda evropiane, në interes të qytetarëve tanë, dhe t'i bindim liderët europianë se negociatat me vendet në rajon janë investim në stabilitet dhe prosperitet.”

Ndërsa presidenti Ilir Meta, e vlerësoi  si veprim që shfaq pjekuri politike dhe të demokracisë, faktin që Maqedonia e Veriut zgjodhi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, duke i dhënë një mesazh në këtë mënyrë qevrisë shqiptare.

Meta: Tek ne ka mjaftë rëndësi të kemi një reflektim të menjëhershëm dhe të lexojmë me vëmendje të gjithë ato detyrime, që duhet t'i kishim përmbushur dhe që duhet t'i përmbushim.  

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje politikës  të reflektoi për kushtet e Bundestagut gjerman.

/Ora News.tv/