Jep dorëheqjen kreu i Lëvizjes "5 Yje"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2020, 15:31
Kryetari i Lëvizjes "5 Yje" Luigi Di Maio ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion.
Ky vendim pritet të zyrtarizohet pasditen e sotme në orë 17.00 në Romë në takimin me të gjitha drejtuesit rajonalë të kësaj Lëvizjeje.
Kjo dorëheqje vjen pak ditë para zgjedhjeve lokale që priten të mbahen të dielën e ardhshme në Reggio Emilia e në Calabria.
Pritet që vendin e Luigi Di Maio ta marrë Vito Crimi, senator i Lëvizjes 5 Yje.