Jep dorëheqjen kreu i UKIP, Nigel Faraga: E arrita qëllimin

Jep dorëheqjen kreu i UKIP, Nigel Faraga: E arrita qëllimin

Ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të UKIP, Nigel Faraga. Dorëhqeja e tij erdhi pas realizimit të qëllimit për të nxjerrë Britaninë Nga BE.

Ai, i cili kryesoi fushatën për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, ka bërë me dije largimin nga drejtimi i partisë.

“Tani dua të jetoj jetën time”, u shpreu kreu i UKIP gjatë një konference për shtyp mbajtur këtë të hënë në Londër. 52-vjeçari Farage ka udhëhequr partinë që prej vitit 2006, për tu dorëhequr pas zgjedhjeve të përgjithshme në Maj 2015, vendim për të cilin u pendua dhe u rikthye sërish në krye të detyrës. “Por kjo nuk do të ndodhë sërish, nuk do rikthehem.”, theksoi ai.

“Kam vendosur që të qëndroj mënjanë si lider i UKIP. Fitorja e referendumit tregon se unë përmbusha qëllimin tim. Partia për Pavarësinë e Mbretërisë së Bashkuar ndodhet tashmë në një pozitë të mirë dhe do të vazhdojë, bashkë me mbështetjen time të plotë.”, u shpreh Faraga.

Ai tha se tashmë vendi ka nevojë për një kryeminister Brexit.

EMISIONET