Jenisheri: Pa zgjedhje demokratike, do ketë protesta që nuk ua ka marrë mendja ndonjëherë!

Jenisheri: Pa zgjedhje demokratike, do ketë protesta që nuk ua ka

Opozita parlamentare është përçarë në lidhje me dokumentin e ndryshimeve kushtetuese që kanë të bëjnë me pragun elektoral dhe koalicionet parazgjedhore.

Kreu i partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Selami Jenisheri u shpreh se nëse zhvillohen zgjedhje të lira dhe demokratike, atëherë do të ketë protesta të mëdha.

Jenisheri: Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve, që ka 650 mijë pensionistësh, do të kontribuojë që këto zgjedhje të bëhen demokratike, përndryshe do të përballemi me protesta që nuk ua ka marrë mendja ndonjëherë. Lufta që është bërë që partia e pensionistëve të mos futet në parlament është e turpshme.

Ndërsa, deputeti Kristaq Papa tha se e tërheq firmën nga dokumenti me 29 emra për ndryshim i kushtetutës, pasi është një manipulim.

Kristaq Papa: Marrëveshje në Këshillin politik nuk është reformë zgjedhore, por vetëm rikthim i opozitës në komisionin e reformës zgjedhore. Tërheq firmën nga dokumenti me 29 emra për ndryshim i kushtetutës, pasi është një manipulim, ku janë shtuar çështje më vonë pastaj, që kanë të bëjnë me koalicionet dhe pragun elektoral. Ne jemi për lista të hapura, pjesëmarrje të emigrantëve, proporcional i pastër kombëtar, ose së paku proporcional rajonal. Numërim elektronik, të mos ketë kondicionim për koalicionet.

EMISIONET