Meghan Markle ka shkuar mesazhe mbështetëse dhe fuqi-dhënëse për punonjëset e seksit gjatë një vizite të paparalajmëruar në një organizatë bamirëse me bashkëshortin, Princi Harry, të premten.

Dukesha e Sussex shkroi në banane mesazhe të tilla si: "Ju duheni" dhe "Jeni guximtare" ndërsa përgatiti pako ushqimore për gratë.

Meghan vizitoi organizatën One25  që ndihmon gratë të çlirohen nga puna seksuale dhe varësia gjatë një turneu në Bristol në Anglinë jugperëndimore.

Meghan në mënyrë spontane shkroi mesazhet në kuzhinën e organizatës bamirëse, duke i kërkuar stafit një stilolaps.

"Keni një stilolaps?"-i pyeti Meghan. "Kam një ide."

Ajo i shpjegoi stafit se nga i lindi ideja: "E kam parë këtë projekt diku në SHBA. Gjatë kohës së drekës në shkollë në bananet që iu shpërndaheshin nxënësve shkruhej një shprehje ose diçka që i bënte fëmijët të ndiheshin të fuqishëm."

Organizata falënderoi çiftin mbretëror për vizitën e tyre në një psotim në Twitter: "Çfarë nderi i madh që na vizituat. Jemi shumë të lumtur."






/Ora News.tv/