Jazexhi: Ramën s'e zë gjumi nga një fjalë e Lu-së

Historiani Olsi Jazexhi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se ambasadori amerikan është dora e fortë në vend, çka lë pa gjumë sipas tij, edhe kryeministrin Rama.

Jazexhi: Shqipëria do të kishte nevojë për dorë të fortë, por nuk ka. Kryeministri mundohet të hiqet si dorë e fortë, por nuk është. Ndërsa ne jemi duke kritikuar Putinin dhe Erdoganin, zakonisht diktaturat dhe satelitët që ndërton Amerika nëpër botë janë në duar të forta.

Ndërsa mediat tona vënë zjarrin për influencimin rus në Shqipëri, ambasadori amerikan as nuk na lejon që ne të themi. Ai është dora e fortë. Ne nuk e kemi votuar në mënyrë demokratike dhe na e kanë sjellë dhe ai sillet si beu i fshatit. Edi Ramës t'i thotë diçka Lu-ja nuk e zë gjumi natën.


EMISIONET