Jazexhi: Erdogan në pushtet fal rusëve

Jazexhi: Erdogan në pushtet fal rusëve

Historiani Olsi Jazexhi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se arsyeja pse Turqia është afruar me Rusinë bëhet për shkak se Moska shihet si faktor stabiliteti.

Jazexhi: Pse është e frikshme afrimi i Turqisë me Rusinë? Erdogan është sot në pushtet fal rusëve. Po të ishte për CIA-n, Erdogan do të ishte varur. E dyta, blerja e S400 është bërë për të mbrojtur qiejt e Turqisë. 

Turqia sot ndihet e kërcënuar nga amerikanët dhe nga Izraeli. Kur u bë grushti i shtetit nga baza e Inçirlikut u koordinuan sulmet kundër demokracisë turke. Arsyeja pse njerëz si Orban, të djathtët e Evropës, sikur Le Pen e shohin Putinin me adhurim është se Putini mbështet nacionalistët në Evropë. Erdogani i rrëzoi avionët Putinit, por arsyeja pse është afruar Erdogani me Rusinë është pasi Rusia po del mbrojtëse e sovranitetit nëpër botë.


EMISIONET