Jamie Foxx beson se Sela Vave është "Beyonce e ardhshme"

Jamie Foxx beson se Sela Vave është "Beyonce e ardhshme"

Jamie Foxx është i dashuruar me këngëtaren e re Sela Vave dhe nuk e fsheh atë, megjithëse nuk e pranon.

Pasi u nda me Katie Holmes,  aktori i njohur amerikan po kalon shumë kohë me këngëtaren e re Sela Vave. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ai e adhuron dhe në bisedat  me miqtë e ngushtë e ka përshkruar atë "Beyoncén  e ardhshme".

Burime të shumta tregojnë se Foxx, 51 vjeç,e ka prezantuarkëngëtaren dhe modelen Vave me disa nga miqtë e tij me ndikim në biznes.

Një burim tha se, "Jamie thotë se Sela është një këngëtare e mahnitshme dhe se ajo është "Beyoncé e ardhshme". Ai po e prezanton me miqtë e tij në industrinë e muzikës dhe argëtimit - dhe e nxit të këndojë për të treguar talentin e saj.

Burimi, i cili kohët e fundit i ka parë ata në një lokal nate, tha: "Jamie dukej shumë i vëmendshëm ndaj Selës dhe mmjaft i zellshëm për ta promovuar."

Të dy u panë duke u mbajtur për dore ndërsa lanë klubin e natës Bootsy Bellows në Los Angeles fundjavën e kaluar.

Ndërkohë, Foxx e ka mohuar  një lidhje mes tyre, duke deklaruar se Vave ka moshën e vajzës së tij Corinne, 25 vjeç.

Disa raporte thonë se Vave është 21 vjeç, ndërsa burime të tjera tregojnë se ajo është vetëm 19 vjeç.

Foxx ka thënë se dëshiron të udhëheqë karrierën muzikore të Vave pasi e ka parë të performojë.


EMISIONET