“Jam trime, e çaj dallgën me kokë”, Aurela Gaçe publikon video nga pushimet në bregdet

“Jam trime, e çaj dallgën me kokë”, Aurela

Aurela Gaçe, një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, mesa duket qënka shkëputur nga koncertet dhe mbrëmjet e shumta muzikore dhe ka vendosur të bëjë disa pushime me familjen e saj.

Këngëtarja po shijon pushimet në një vend bregdetar, nga ku ka postuar disa foto brenda në det.

Aurela po përpiqeshe  të bënte video në detin e trazuar, por një dallgë e madhe e hodhi tutje.  Ajo vendosi të sfidojë një dallgë tjetër duke e çarë me kokë.

"Ore,nuk bëhet shaka me miellin e Gjermanit. Me hodhi tutje nje here?
Ama, tek e dyta i thashe -Ik se ta çava ballin
Une jam trime, e çaj dallgën me kokë
Edhe sigurisht, mbas hedhje , m'u morën edhe ato pak mënd qe kisha",
shkruan Aurela.


EMISIONET