"Jam kthyer", fjalët e para të Arnold Schwarzenegger pas operacionit në zemër

"Jam kthyer", fjalët e para të Arnold Schwarzenegger pas

Aktori i famshëm Arnold Schwarzenegger iu është nënshtruar një operacioni në zemër në Los Angeles të enjten (29 mars).

Ylli i Terminator dhe ish guvernatori i Kalifornisë, kreu ndërhyrjen kirugjikale për të rregulluar një valvul të zemrës.

Por sipas Washington Post pasi u zgjua nga anastezia, fjalët e para të 70-vjeçarit ishin: "Unë jam kthyer".

Sipas mediave të huaja aktori është në gjendje të mirë shëndetsore.

Arnold iu dëmtua një valvul e aortës në vitin 1997.

EMISIONET