“Jam i dashuruar, është katunarja ime”, G Bani flet për herë të parë për jetën private

“Jam i dashuruar, është katunarja ime”, G Bani flet

Është një ndër artistët më të rezervuar sa i përketë jetës private, por në emisionin Glamour Zone në TV ORA, G Bani nuk I kurseu detajet e lidhjes së tij të dashurisë.

Ester Bylyku: Më the që ndihesh i plotësuar, a je në një lidhje?

G Bani: Po, jam në një lidhje, me një vajzë nga Mirdia. Duhemi shumë dhe jemi shumë mirë me njëri-tjetrin.

Ester Bylyku: U bëtë kohë bashkë, besoj?

G Bani: Po u bëmë kohë, rreth një vit. Është shumë e bukur, është e zgjuar, është katunarja ime domethënë nuk e ka problem kur unë flas me dialeket. 

Ester Bylyku: Çfarë të bëri të dashuroheshe me këtë vajzë?

G Bani: Bukuria, pastaj gjëja e dytë më e rëndësishme është që ajo të kujdeset për të, t’i dhimbsesh, mos të të shohë si atë derkucin e kursimeve që e merr dhe e thyen, merr lekët që ka brenda dhe ikën.

EMISIONET