"Jam e bardhë dhe e bukur", 32-vjeçarja e dehur i lutet policëve mos ta fusin në burg

"Jam e bardhë dhe e bukur", 32-vjeçarja e dehur i lutet

Një grua nga Karolina e Jugut është filmuar duke iu lutur policëve që të mos e çojnë në burg pasi është e bukur, duke shtuar se i përket një race të pastër dhe të bardhë.

Lauren Elizabeth Cutshay kishte sy të lodhur dhe të skuqur kur u ndalua nga policia të shtunën (4 gusht) sepse kishte kaluar limitin e shpejtësisë prej 96km/h.

Policia njoftoi se niveli i alkoolit në trupin e saj ishte 0.18 për qind. Ajo i shpjegonte vazhdimisht oficerit të policisë se kishte pirë vetëm dy gota verë.

"Ju lutem, nuk dua të di si është atje. Jam një vajzë e bukur. Mos më dërgoni atje", thoshte disa herë 32-vjeçarja.

Më pas, ajo i tha policit se nuk ka patur probleme me ligjin më parë dhe një arrestim do i shkatërronte karrierën, duke shtuar se ishte diplomuar në një universitet shumë të mirë.

Ajo punonte si agjente për pasuritë e patundshme dhe ka partnerin polic, prandaj u mundua ta përdorë këtë fakt.

EMISIONET