Një 50 vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi pak momente më parë në qytetin  e Durrësit.

Viktima udhëtonte me një biçikletë në rrugën dytësore në hyrje të Golemit, teksa është përplasur për vdekje nga një automjet tip "Jaguar".

Ora News ka siguruar pamjet menjëherë pas aksidentit, ku shihet trupi i pajetë i shtrirë në rrugë teksa merret nga autoambulanca.

Forcat e rendit shkuan në vendngjarje duke shoqëruar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin fatal.

/Ora News.tv/