Ja si duhet të pastroni banjon tuaj për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Ja si duhet të pastroni banjon tuaj për t’u mbrojtur nga

Tualeti është një nga vendet që mund të mbajë më shumë baktere pasi vizitohet nga të gjithë familjarët. Prandaj gjatë kësaj pandemië është shumë e rëndësishme, që dushi, ËC dhe lavamanët të jenë shumë të pastër.

Koronavirusi dihet se jeton në sipërfaqe deri në tre ditë, sipas të dhënave të publikuara në Neë England Journal of Medicine. Banja juaj ka mjaft sipërfaqe.

Filloni duke larë duart. Për sipërfaqet tuaja, ju mund të përdorni çdo lloj dizinfektuesi  shtëpiak.

Përqendrohuni në pastrimin e zonave "me prekje më të lartë" të banjës tuaj, përfshirë dorezat e dyerëve dhe dritareve, celsat e tyre dhe zonat e lavamanit në veçanti. Mos harroni dhe pjesët më pak të dukshme të tilla si kokat e dushit, perdet apo kabina e dushit, vendin e tualetit, tharëse flokësh, furça dhëmbësh, rroje dhe pajisje të tjera.

Pasi të keni fshirë sipërfaqet e forta sigurohuni që t’i lini të lagura për 3 deri në 5 minuta. Instituti Amerikan i Pastrimit rekomandon që të lini sipërfaqen të thahet me ujin dhe detergjentin dhe pas 5 minutave ta shpëlani atë me ujë.

EMISIONET