Roma e Juventus po bisedojnë për shkëmbimin e disa futbollistëve gjatë seoznit të verës.

Duke parë krizën që ka kapluar klubet nga Pandemia Covid-19, ka shkaktuar një krizë në klubet e skuadrave të mëdha të cilat synojnë që të përforcohen.

Juventusi ka shprehur pëlqimin e tij nga disa nga xhevahirët e Romës, ndërsa e njëjta gjë ndodh edhe me kryeqytetasit që pëlqejnë lojtarët e Zonjës së Vjetër.

Qëllimi kryesor i Juventusit është ta marrin talentin më të madh italian Nicolo Zaniolo, por për Romën ai mbetet i paprekur. Gjithsesi Zonja e Vjetër pëlqen edhe lojtarët tjerë si Justin Kluivert, Cengiz Under, Alessandro Florenzi apo Bryan Cristante

/Ora News.tv/