Ja pamjet që çuan në grackë bandën e kokainës me në krye shqiptarin

Këto janë pamjet që çuan në arrestimin e 9 personave në kryeqytetin italian, nën akuzën e trafikimit të kokainës nga Holanda në Romë, si rezultat i operacionit "Shqiponja e Zezë".

Sikurse shihet në video para arrestimit trafikuesit e kokainës janë takuar në një pikë dhe kanë shkëmbyer lëndën.

Të arrestuarit - Nëntë personat e arrestuar janë: Lulzim Daiu, Agim Karameta, Elena Daniela Rosu, Alessandro Romagnoli, Bujar Gipsi, Artan Monari, Deborah Belli, ndërsa dy shtetas të tjerë shqiptarë, nuk i është dhënë masë kufizuese për momentin, pasi dyshohet se nuk kanë qenë të pranishëm në territorin kombëtar italian.

Kreu i organizatës në Itali, Lulzim Daiu i kishte pajisur bashkëpunëtorët me telefona të markës Black Berry, me të cilët ata komunikonin përmes mesazheve me nofka.

Organizata kishte një flotë mjetesh mjaft efikase. Makinat u modifikuan sipas sasisë së kokainës, që do të transportohej. Modifikimi u bë nga një punëtor në Madrid, Spanjë dhe u pagua nga 10 deri në 20 mijë euro edhe në disa raste edhe me kokainë.

Kokaina e ndarë në blloqe ishte paketuar me një mbulesë kafeje, më pas ishte izoluar me një shirit, me qëllim për ta bërë të pa gjindshëm nga qentë antidrogë.

Për më shumë shihni pamjet e operacionit.




EMISIONET