Ja kush janë tre shqiptarët që u arratisën nga burgu grek

Këta janë tre shqiptarët që u arratisën nga qelitë e paraburgimit të Athinës gjatë mesnatës së mërkurës, 3 janar 2018.Mediat greke kanë publikuar dhe inicialet e  tre shqiptarëve. 

Sipas televizionit Star, bëhet fjalë për shtetasit M.F 27 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për grabitje dhe vrasje, Z.K 38 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge, B.K35 vjeç i dënuar për trafik droge.   Ky i fundit u arrestua nga policia të enjten pasdite në Menidi. Policia greke vijon kërkimet për arrestimin e dy shqiptarëve ende në arrati.

Bashkë me ta u arratis edhe një shtetas gjeorgjian, i dënuar për vrasje, i cili nuk arriti të largohet shumë dhe u kap në oborrin e gjykatës, ku ishte fshehur në errësirë.

Sipas të dhënave më të fundit, të arratisurit kishin me vete një limë, me të cilën ata prenë hekurat e qelisë, që ndodhej në katin e dytë. Pastaj ata zbritën, duke përdorur çarçafët që ndeheshin në shtretërit e tyre.

Fillimisht mediat greke raportuan se ata po mbaheshin në izolim, në pritje që të dërgoheshin në burgjet e vendit. Në fakt, ata po vinin nga paraburgimi dhe gjatë ditës së sotme do të do të duhej të paraqiteshin para trupit gjykues që do të shqyrtonte akuzat kundër tyre.



EMISIONET