Ja kush janë dy autorët e sulmit në Nju Xhersi

Ja kush janë dy autorët e sulmit në Nju Xhersi

Policia në Nju Xhersi ka identifikuar dy autorët e sulmit me armë, ku mbetën të plagosur 22 persona gjatë një festivali arti.

Autorët e dyshuar janë Tahaij Wells 33 vjeç, i cili u qëllua për vdekje nga policia dhe Amir Armstrong 23 vjeç, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Prokurori i Nju Xhersit tha se ngjarja mund ishte edhe më tragjike, duke pasur parasysh hapësirën e mbyllur dhe numrin e të shtënave me armë.

Nga hetimet e deritanishme mësohet se ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin, por ka ndodhur si pasojë e masmarrëveshjes mes bandave.

17 nga 22 të plagosurit  u transportuan në spitalin rajonal për të marrë ndihmën mjekësore.

Nga të plagosurit, 4 prej tyre janë në gjendje më kritike për jetën, ku mes tyre njëri dyshohet se është autori tjetë i sulmit.

Autoritetet thanë se në festival ndodheshin rreth 1000 persona.

EMISIONET