Ja kush është këngëtarja që pritet të bëjë një bashkëpunim me Ylli Limanin

Ja kush është këngëtarja që pritet të

Në emisionin “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora këtë të shtunë ka qenë e ftuar këngëtarja Era Rusi . Gjatë intervistës, Dembacaj e ka pyetur për një bashkpunim të mundshëm me ndonjë koleg .

Rudina Dembacaj: Me kë do bëje një duet Era?

Era Rusi: Po e mendoj por nuk dua ta them se do ha veten time msysh. 

Rudina Dembacaj: Kë vlerson më shumë nga këngëtarët që janë në tregun shqiptar? 

Era Rusi: Ylli Limanin.

Rudina Dembacaj: Ai vetëm këngë me lot me qyrre me pre damarët bën them me vete sa vuan ky djalë. 

Era Rusi: Dëgjo ka një melodi të mirë , ka një zë të bukur dhe publiku e pëlqen në atë komercialitetin e tij , në atë gjënë e vet që e ka ngatërruar pak është shumë e bukur.

Rudina Dembacaj: Aman thuaj të bëjë një të gëzuar për ne që na gëzon shpirti .

Era Rusi: Do ta bëjë dhe të gëzuar do ti them unë.

Rudina Dembacaj: E gjeta do bashkëpunosh me Ylli Limanin .



EMISIONET