Italia zonë e kuqe nga koronavirusi, policia kontrollon të gjithë ata që dalin nga shtëpia

Një ditë e pazakontë sot për Italinë pas vendimit të qeverisë për të shpallur të gjithë territorin italian "zonë e kuqe".

Me një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka informuar firmosjen e dekretit të cilin e ka quajtur "Unë qëndroj në shtëpi", sipas të cilit në të gjithë territorin italian do të aplikohet regjimi i masave drastike të ndërmarra dy ditë më parë për veriun e  Italisë.

Pra e gjithë Italia prej ditës së sotme është një zonë e vetme e kuqe ku qytetarët rekomandohet të qëndrojnë në banesa si rruga më e mirë për të luftuar koronavrusin.

"Qytetarët , tha kryeministri italian, do të lejohen të lëvizin nga banesat vetëm për 3 arsye të motivuara me një certifikatë të vetëfirmosur e të verifikueshme në çdo moment nga autoritetet policore. Lejohet lëvizja për motive pune, halli familjar apo shëndeti si dhe për kërkesa jetike si pazari i përditshëm etj.

"Sot është momenti i përgjegjësisë, të dhënat në rritje shqetësuese të personave të infektuar e të viktimave na detyrojnë të marrim një amsë të tillë. E dimë se do jetë e vështirë të ndryshojmë zakone te përditshme, por nuk ka më kohë. Italia do të jetë e tëra zonë nën mbrojtje."



EMISIONET